I dënuar për “krime të rënda seksuale” në Torino, arrestohet në Shkodër – A2

I dënuar për “krime të rënda seksuale” në Torino, arrestohet në Shkodër

policia naten vlore 1100x620
Foto arkivi

Policia ka vënë në pranga një 52-vjeçar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bëhet e ditur se në pranga është vënë shtetasi Arben Gorila, 52 vjeç, banues në fshatin Brabullush, Vau i Dejës.

Sipas policisë, ndalimi i tij është bërë pasi ai ka qenë i shpallur në kërkim nga Zyra Qendrore e Interpolit në Tiranë, ku rezulton se ky shtetas ka patur urdhër arresti, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Torinos në Itali, e cila ka dënuar me 7 vjet, 1 muaj e 7 ditë burg, për veprën penale “Krime të rënda seksuale”.