Koronavirusi prek dhe sulmuesin e Juventus

Paulo Dybala 148680884 1100x620

Ka shkuar në tre numri i lojëtarëve të kampionëve të Italisë, Juventus që janë infektuar nga koronavirusi dhe kësaj radhe bëhet fjalë për argjentinasin Dybala.

Lajmi është dhënë nga vetë sulmuesi përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ku informon të gjithë ndjekësit e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, doja t’iu informoja që sapo morëm rezultatet e testit të Covid-19 dhe ato zbuluan se unë dhe Oriana jemi të dy të prekur. Fatmirësisht jemi në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan argjentinasi në Instagram.

Në shtëpinë e Juventusit tashmë Dybala është personi i tretë i prekur nga kjo sëmundje pas Ruganit dhe Matuidit.