Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lufta kundër koronavirusit, sulmuesi i Bayern dhuron 1 mln euro

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 22:19 | Futboll
Lufta kundër koronavirusit, sulmuesi i Bayern dhuron 1 mln euro

Shumë njerëz të njohur të botës së artit, muzik, sportit dhe biznesit i janë bashkuar emergjencës së ditëve të fundit me emrin koronavirus dhe kanë dhuruar fonde të mëdha në përpjekjet për të gjetur kurën për të luftuar këtë sëmundje vdekjeprurëse

Këtyre përpjekjeve i është bashkuar dhe sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski i cili ka dhuruar një milionë euro për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë. Luajmë në një skuadër. Të bëhemi të fortë në këtë luftë. Nëse mund t’i ndihmojmë dikujt, le ta bëjmë. Kjo situatë na prek të gjithëve, prandaj kërkojmë që t’i ndiqni me përpikmëri udhëzimet. Të jemi të përgjegjshëm”, shprehet Lewandowski për mediat gjermane.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli