Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas: Në fund, një gjë e mirë ka për të dalë edhe në këtë krizë

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 17:47 | Aktualitet
Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas: Në fund, një gjë e mirë ka

Në një mesazh publik për shqiptarët, Kryepeshkopi Anastas tha se të gjithë jemi zënë në befasi njësoj si kur të jetë shpallur një luftë botërore e re nga një armik i padukshëm.

“Pandemia ka sjellë ndryshime të paparashikueshme në jetën e të varfërve e të pasurve; njerëzve të shkolluar e njerëzve të thjeshtë, shëndetin e tyre, ekonominë, lëvizjen e njerëzve, format e argëtimit dhe mënyrën se si festojmë”, u shpreh Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë.

Ai shtoi gjithashtu se duke shmangur panikun, depresionin dhe dëshpërimin, kërkohet gjakftohtësi, kthjelltësi, vëmendje dhe bindje ndaj qeverisë dhe strukturave të shëndetësisë. Kryepeshkopi Anastas shprehu mirënjohje për ata që kujdesen për pastërtinë, rendin publik informimin e mbi të gjitha mjekët dhe infermierët që ndodhen në linjën e parë të luftës për shërimin e të sëmurëve.

Ai bëri thirrje për qëndrim brenda dhe atë ta shfrytëzojnë për kultivim të kreativitetit dhe paqes dhe dhembshurisë dhe dashurisë. “Në fund, një gjë e mirë ka për të dalë edhe në këtë krizë. T’i themi jo tronditjes dhe shqetësimit. Të tregojmë bindje ndaj udhëzimeve e mbi të gjitha të kemi solidaritet të sinqertë”, ishte mesazhi i Kryepeshkopit Anastas.

A2 CNN Livestream

Dita jonë