Në Paris e kërkojnë për rinovimin e kontratës, Neymar “arratiset” në Brazil

Neymar PSG Borussia 600x338

Si pasojë e përhapjes së koronavirusit dhe pezullimit të futbollit edhe Neymar është larguar nga skuadra e tij, duke u zhvendosur në një vilë në Mangaratiba të Brazilit.

Deri këtu gjithçka është normale, por Le10Sport shkruan më tej se aktualisht te PSG është duke u diskutuar në lidhje me kontratën e brazilianit, por ai nuk është ndjerë më që prej momentin të largimit nga Franca. Drejtori i Sportiv, Leonardo, duhet t’i propozonte rinovimin sulmuesit, por ai nuk as nuk i është përgjigjur.

Tashmë, kampionët e Francës mbeten në pritje të lojtarit, për të cilin Barcelona vijon të mbetet e interesuar, duke dashur ta rikthejë në Camp Nou Neymarin.