Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

OBSH, apel për të rinjtë: Nuk jeni të pathyeshëm, virusi nuk ju kursen as ju

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 14:56 | Bota
OBSH, apel për të rinjtë: Nuk jeni të pathyeshëm,

“Nuk jeni të pathyeshëm apo imunë ndaj koronavirusit”. Mesazhi i fundit i Organizatës Botërore të Shëndetësisë iu drejtua të rinjve, të cilët i paralajmëron të shmangin ndërveprimet sociale dhe transmetimin e virusit te më të moshuarit.

“Edhe pse të moshuarit janë ata që preken më rënde, virusi nuk kursen as të rinjtë. Kam një mesazh për të rinjtë; nuk jeni të pamposhtur. Virusi mund t’iu lërë në spital për javë të tëra e madje edhe t’iu vrasë. Por edhe nëse nuk sëmureni zgjedhjet që bëni mund të përbëjnë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes për dikë tjetër”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH.

Deklarata e shefit të OBSH-së vjen mes raportimeve në vende të ndryshme të botës së të rinjtë po shpërfillin rregullat për distancim, për shkak të bindjes së virusi është i rrezikshëm vetëm mes pacientëve më të moshuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu