Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Rama kërkoi falje për videon e publikuar, Bardhi: Bëj detyrën mos përhap panik

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 19:32 | Politikë
Rama kërkoi falje për videon e publikuar, Bardhi: Bëj

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi iu përgjigj menjëherë kryeministrit Edi Rama i cili kërkoi falje për një video të publikuar në faqen e tij në Facebook për të cilën e dinte se ndodhej në Spanjë.

Numri dy i Partisë Demokratike i bëri thirrje kryeministrit të heqë dorë nga përhapja e panikut dhe të bëjë detyrën sepse sipas tij qytetarët kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë në shëndetësi dhe ekonomi.

“Detyra e kryeministrit nuk është as të përhapë panik, as të mallkojë qytetarët, as t’i mashtrojë ata dhe aq më pak, të ushtrojë dhunë ndaj tyre si homologu algjerian! Detyra e Kryeministrit tani është të transmetojë siguri për qytetarët, duke u garantuar pagat dhe ushqimin, si dhe duke marrë masa serioze, jo kaotike, jo të pamenduara, që garantojnë mospërhapjen e virusit.

Dil nga shtëpia dhe bëj detyrën e Kryeministrit! Pas faljes gjysmake, Edi Rama, në vend që të sulmojnë opozitën, duhet të heqë dorë menjëherë nga mesazhet që përhapin panik të panevojshëm. Qytetarët kanë nevojë për mbështetje dhe veprime konkrete në ndihmë të shëndetësisë dhe ekonomisë, dhe jo panik, gjuhë të shfrenuar dhe  fjalë boshë”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani