Rama kërkon respektimin e masave, PD: Kryeministri përhap panik me video të rreme

vlcsnap 2020 03 21 17h27m23s706 600x338

Pasditen e të shtunës, kryeministri Edi Rama shpërndau një video në Facebook ku sipas tij, pamjet ishin nga Spanja, ku numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi rritet me shpejtësi.

“Këtë video nga Spanja ku dje vdiq një njeri çdo katër minuta, po e postoj për të gjithë ata që do shkojnë të bëjnë pazar nga e hëna e deri në fund të luftës! O një nga një, në radhë si ushtarë dhe me durim e në distancë nga njëri – tjetri të mbarojnë të gjithë punë me radhë, pa vrarë njerëz majtas – djathtas, o pastaj me vrap e pa bërë dot as pazar… Zgjidhni e merrni, se forcat e rendit e kanë ndarë mendjen top dhe kanë përgjegjësinë historike të reagojnë pa asnjë tolerancë”, shkruan Rama në Facebook.

🔴 KËTË VIDEO NGA SPANJA KU DJE VDIQ NJË NJERI ÇDO KATËR MINUTA, PO E POSTOJ PËR TË GJITHË ATA QË DO SHKOJNË TË BËJNË PAZAR NGA E HËNA E DERI NË FUND TË LUFTËS! 🔴 O NJË NGA NJË, NË RADHË SI USHTARË DHE ME DURIM E NË DISTANCË NGA NJËRI – TJETRI TË MBAROJNË TË GJITHË PUNË ME RADHË, PA VRARË NJERËZ MAJTAS – DJATHTAS, O PASTAJ ME VRAP E PA BËRË DOT AS PAZAR…🔴 ZGJIDHNI E MERRNI, SE FORCAT E RENDIT E KANË NDARË MENDJEN TOP DHE KANË PËRGJEGJËSINË HISTORIKE TË REAGOJNË PA ASNJË TOLERANCË👊

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020

Por, për Partinë Demokratike, video është e rreme, pasi nuk janë pamje që vijnë nga Spanja, por Algjeria. “Video e shpërndarë nga Edi Rama në profilin e tij zyrtar në Facebook është mashtrim, sepse ajo është shkëputur nga një protestë antiqeveritare në Algjeri dhe jo nga situata e virusit në Spanjë.

Në Spanjë situata është e rënduar, por një shtet demokratik i Bashkimit Europian nuk vepron kurrë me dhunë ndaj shtetasve të vet, siç gënjen dhe mashtron Edi Rama.  Ai është sot burimi kryesor i panikut dhe pasigurisë në Shqipëri.

I gjendur i papërgatitur, pa ide dhe në majë të një qeverie të kalbur nga skandalet dhe korrupsioni, ai ka dështuar të qetësojë dhe të kompensojë njerëzit, si dhe të menaxhojë një karantinë të efektshme”, thotë PD në një njoftim për mediat, shoqëruar me videon e plotë, që sipas saj është filmuar në Algjeri.

Video e publikuar nga PD
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 27 raste të reja në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 304 numri i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, MSH: 13 të shëruar në 24 orët e fundit, 89 total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 146 raste në Tiranë, 32 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 25 raste në Fier, 8 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 5 raste në Vlorë, 22 në Shkodër, 11 në Lezhë, 1 në Berat
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 8 raste në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë, 3 në Mirditë