Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Solidaritet në Itali për të luftuar koronavirusin, 3500 mjekë i përgjigjen thirrjes së Conte

Nga A2 CNN
21 Mars 2020, 17:47 | Bota
Solidaritet në Itali për të luftuar koronavirusin, 3500

Kryeministri i Italisë, Giusseppe Conte falenderuar mjekët që i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së qeverisë për t’iu bashkuar stafit për të luftuar virusin e ri me origjinë nga Kina, i cili ka shkaktuar më shumë se 4000 viktima në vend.

Një ditë më parë, këshilli i ministrave në Itali bëri një apel për mjekët që nuk janë në detyrë për t’iu bashkuar nevojave të vendit, për të krijuar një Task Force mjekësore prej 300 mjekësh për të luftuar koronavirusin.

“Mbi 3500 mjekë iu përgjigjën menjëherë thirrjes tonë, dhe numrat vijojnë të rriten nga ora në orë. Ju falenderoj të gjithëve heronjë me bluzën e bardhë”, shkruan kryeministri Conte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë