21 km vrapim, italiani bën gjysmë-maratonën në tarracë

Qëndrimi në shtëpi, në këtë kohë krize, nuk është fundi i botës. Madje, as për njerëzit për të cilët jeta pa aktivitet fizik nuk ka kuptim.

Shembulli më i mirë ka ardhur nga Italia. Francesco Draghi, nga Rimini, arriti që të vraponte një gjysmë-maratonë në tarracën e shtëpisë së tij.

50-vjeçari realizoi 840 xhiro, për të arritur distancën e 21 kilometrave.

Gjithçka e dokumentuar me pamje filmike dhe mbi të gjitha duke zbatuar të gjitha direktivat e institucioneve shëndetësore në betejën kundër koronavirusit.

Në video vihet re edhe mbështetja që zoti Dragi merrte nga familja e tij, ndërsa në fund, kur arrin në finishin e improvizuar, ai mori edhe një medalje.