Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Eksperti i OBSH: Duhet 1 vit për vaksinën, vetëm izolimi nuk mjafton

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 15:02 | Bota
Eksperti i OBSH: Duhet 1 vit për vaksinën, vetëm izolimi nuk

Do të duhet të paktën 1 vit për të zhvilluar vaksinën për koronavirusin. Është ky konstatimi i ekspertit për emergjencat i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori Ekzekutiv, Mike Ryan, thotë për BBC se izolimi I shoqërisë nuk mjafton në mposhtjen e këtij virusi të ri dhe këshillon për masa të vazhdueshme sanitare.

Ai thotë se nëse kjo nuk merret parasysh, ekziston rreziku që virusi të riaktivizohet sërish pasi shtetet të heqin urdhërat e izolimit të qytetarëve.

Sipas ekspertit të OBSH, testimi I çdo personi të dyshuar ka bërë që Azia të dalë nga kjo emergjencë shëndetësore.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu