Koronavirusi i merr jetën ish-presidentit të Real Madrid

NINTCHDBPICT000001371712 e1584824273978 1100x620

Drama e koronavirus që ka përfshirë botën i ka marrë jetën ish-presidentit të Real Madrid, Lorenzo Sanz. Njeriu që drejtoi “Los Blancos” nga 1995 deri në vitin 2000, me skuadrën që gjatë asaj periudhe triumfoi për herë të shtatë në Champions League humbi betejën me COVID-19 pas komplikacioneve të rënda shëndetësore.
Sanz ishte shtruar prej disa ditësh në spital me temperaturë të lartë, ndërsa rezultoi pozitiv me virusin vdekjeprurës. Në moshën 76-vjeçare ai ishte në kategorinë e personave shumë të rrezikuar nga koronavirus dhe u nda nga jeta këtë të shtunë, më 21 mars.

I lindur në vitin 1941 dhe mori drejtimin e Realit në 1995, pas një periudhe ku punoi si drejtues në administratën e Ramon Mendoza. Ai e rindërtoi ekipin me trajnerin Fabio Capello, duke afruar yje si Roberto Carlos, Clarence Seedorf, Davor Suker dhe Predrag Mijatovic, të cilët sollën triumfin në edicionin 1997-1998 të Champions League. Me Sanz, Reali fitoi dy kupa europiane, si edhe suksese në Spanjë. Ai humbi mandatin më 20 korrik 2000, me Florentino Perez që fitoi garën me mbi 3100 vota diferencë. Ish-presidenti i madrilenëve kërkoi një tjetër mandat edhe në vitin 2004, por kishte pak shanse përballë Perez, me të cilin njiheshin edhe prej marrëdhënies mjaft të mirë.