Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në Ballkan, qindra të infektuar dhe disa viktima. Kina ndihmon Serbinë

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 16:30 | Ballkani
Koronavirusi në Ballkan, qindra të infektuar dhe disa viktima. Kina

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Ballkanin Perëndimor. Greqia rezulton shteti më i prekur dhe raporton 530 të infektuar dhe 13 viktima. 18 nga të prekurit janë në terapi intensive.

Republika e Maqedonisë së Veriut regjistroi 29 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrat totale në 114 të infektuar. Gjithashtu, u regjistrua edhe viktima e parë në këtë vend.

Mali i Zi nuk raportoi asnjë rast të ri në 24 orët e fundit, duke lënë bilancin e të infektuarve në 16.

Situatë e vështirë në Serbi, ku është shënuar dhe viktima e dytë nga koronavirusi. Kina iu përgjigj thirrjeve për ndihmë të Presidentit Aleksandër Vuçiç, duke dërguar dy avionë me pajisje dhe personel mjekësor.

“Populli serb nuk do ta harrojë kurrë këtë mirësi. Kina është miku ynë i vjetër dhe ne do ta trashëgojmë këtë miqësi nga brezi në brez. Ne do t'i shpërblejmë nëse do të kenë nevojë për ndihmë një ditë”, tha Vuçiç. 

Ndërkohë, edhe Bosnje-Hercegovina paraqet një situatë të vështirë me përhapjen e kësaj pandemie. Autoritetet raportojnë për 93 të infektuar me Covid-19 dhe 1 viktimë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani