Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, qeveria ndryshon buxhetin për vitin 2020

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 19:07 | Ekonomi
Koronavirusi, qeveria ndryshon buxhetin për vitin 2020

Ndryshimet e buxhetit të vitit 2020 përmes Aktit Normativ kanë hyrë në fuqi, pas ndërhyrjeve të bëra nga qeveria për kapërcimin e situatës së krijuar nga Covid-19.

Ndërhyrjet e Ministrisë se Financave tregojnë për një reduktim të ndjeshëm të të ardhurave në masën e 20 miliardë lekëve ose 162 milionë eurove për këtë vit.

Arkëtimet më të ulëta priten nga tatimet kryesore, si TVSH-ja, tatimi mbi fitimin, të ardhurat nga akciza apo nga tatimi mbi të ardhurat personale, nga të cilat pritet të grumbullohen më pak para se sa plani.

Ndërkaq, sa i takon shpenzimeve, nga ndryshimet e bëra rezulton se ky zë do të rritet me 9 miliardë lekë. Fondet buxhetore do të shkojnë për financimin e shëndetësisë, për pajisje, medikamente mjekësore si e shërbime të tjera si dhe për financimin e paketave sociale në kuadër të saj. 

Ministrisë së Shëndetësisë i shtohet një fond prej më shumë se 46 milionë lekësh, për plotësimin e nevojave dhe marrjen e masave për parandalimin e Covid-19. 

Nga ana tjetër, defiçiti buxhetor është dyfishuar duke arritur në 3,9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 2,2% që ishte planifikuar në draftin fillestar, çka për rrjedhojë do të sjellë rritje të borxhit publik në nivelin e 68.8% të PBB-së. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë