Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Masat ndaj koronavirusit, drejt “pushimit” edhe Aeroporti i Rinasit

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 19:32 | Aktualitet
Masat ndaj koronavirusit, drejt “pushimit” edhe Aeroporti i Rinasit

As përqafime, as pritje valixhesh. Izolimi nga koronavirusi duket se ka vënë në “gjumë” aeroportin e zhurmshëm “Nënë Tereza”. 

Të vetmit njerëz që të shquan syri janë punonjësit e aeroportit, edhe pse të paktë në numër. Ndalimi i fluturimeve ka bërë që një pjesë e madhe e stafit të qëndrojnë në shtëpi në pritje të rikthimit të fluturimeve.

Përkeqësimi i situatës së krijuar nga koronavirusi ka detyruar qeverinë që të pezullojë fluturimet me pjesën tjetër të botës. Kështu, janë ndaluar të gjitha linjat që operojnë në drejtim të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Hungarisë, teksa ishin ndërprerë udhëtimet me Italinë fqinje si dhe Britaninë e Madhe. 

Të shumtë janë shqiptarët, që ndërprerja e udhëtimeve i ka gjetur jashtë atdheut. Kanadaja dhe Holanda janë dy vendet të cilat nuk e njohin qëndrimin në këto shtete më shumë se sa afatet e parashikuara nëse nuk aplikohet online për shtyrje të tij. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani