Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

“Keq me dy orare, keq me orar të zgjatur”, Rama: Mos u turrni në dyqane në orarin 10:00-12:00

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 13:27 | Aktualitet
“Keq me dy orare, keq me orar të zgjatur”, Rama: Mos u turrni

Kryeministri Edi Rama, me një video në Facebook, u bëri një tjetër thirrje qytetarëve që të mos turren në të njëjtin orar nëpër dyqane dhe duke theksuar se periudha kohore nga ora 05:00 e mëngjesit e deri në 13:00 nuk është për shëtitje, por vetëm për të blerë ushqime apo ilaçe.

“Keq kur ishin dy orare, keq tani me orar më të zgjatur. Por, mesa duket nuk po kuptohemi. Nuk janë orare për qejf, por të imponuara nga lufta me të cilën po përballemi. Të mbajmë radhë në rresht, mos të rrimë në një vend, por të ecim dhe të mbarojmë punë. Pse të mos zbatojmë rregullat? Si nuk mjaftokan 8 orë për të blerë ushqime dhe ilaçe e për t’u kthyer në shtëpi? Pse turremi të tërë nëpër dyqane në orën 10:00-12:00? Kjo nuk shkon fare dhe ne nuk do ta lejojmë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se “forcat e rendit nuk do të falin askënd që nuk do ta kuptojë se xhirot në rrugë dhe mosmbajtja e distancës është e paligjshme”.

“Duhet të përshtatemi urgjent me orarin e ri, ku vazhdimisht duhet të marrim masa të reja në këtë situatë dinamike”, theksoi Rama.

A2 CNN Livestream

Dita jonë