Tërmeti shkund Zagrebin, dëme në qendër, nuk shpëton as katedralja

Pamje të frikshme vijnë nga Zagrebi, ku pasojat e tërmetit të mëngjesit të sotëm me magnitudë 5.3 kanë qenë më të rënda.

Pamjet tregojnë qendrën e kryeqytetit kroat të dëmtuar seriozisht, me shumë automjete të shkatërruar nga shembjet në pallatet historike të qytetit.

Edhe një nga simbolet arkitektonike të qytetit, katedralja, nuk i ka shpëtuar dëmtimeve me majën e kupolës që është shembur pjesërisht.

Një adoleshent 15-vjeçar raportohet se ka humbur jetën, ndërkohë që lë kundjet , që u dëgjuan deri në Itali, kanë shkaktuar panik në popullatën që po përballet edhe me përhapjen e koronavirusit, me 78 raste të konfirmuara.