Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Vijojnë abuzimet me çmimet dhe produktet e skaduara, 8 persona të proceduar penalisht

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 12:30 | Kronikë
Vijojnë abuzimet me çmimet dhe produktet e skaduara, 8 persona

Në një kohë të vështirë për popullatën e frikësuar nga përhapja e koronavirusit, jo vetëm që nuk janë pezulluar abuzimet me çmimet e ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, por janë shtuar në numër.

Gjatë 48 orëve të fundit janë proceduar  penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë.

Në Tiranë janë proceduar 5 penalisht administratorë, ndërkohë që një tjetër është ndëshkuar me 50000 lekë, pasi përpilonin fatura tatimore fiktive duke abuzuar me çmimet.

Në Durrës janë ndëshkuar 2 pronarë dyqanesh, si dhe pronari i një farmacie, ndërsa në Elbasan 2 persona të tjerë.  

Në Vlorë u procedua penalisht pronari i një supermarketi të cilit iu gjetën produkte të skaduara, ndërsa 2 administratorë u gjobitën  për parregullsi dhe mungesë informacioni.

A2 CNN Livestream

Dita jonë