Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, Thaçi: Ndihmoni mjekët duke qëndruar në shtëpi

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 16:44 | Kosova
Viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë, Thaçi: Ndihmoni

Kosova regjistroi viktimën e parë nga pandemia e koronavirusit. Konfirmimi vjen nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili i shprehu ngushëllimet e tij familjes së 82-vjeçarit të ndjerë nga Podujeva.

Me një status në Facebook, kreu i shtetit falenderoi institucionet shëndetësore për punën e palodhur në këtë situatë të rëndë.

“Ne duhet t’i ndihmojmë mjekët duke qëndruar të mbyllur në shtëpitë tona dhe duke i zvogëluar mundësitë e përhapjes më të madhe të këtij virusi”, shkruan Thaçi në Facebook.

Ndërkohë, Kosova numëron në total 31 të infektuar me Covid-19 dhe po përballet me këtë pandemi në një kohë krize politike. Lidhja Demokratike e Kosovës vijon me kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli