Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Xhaçka: Mos kini frikë nga ushtria, zbatoni rregullat

Nga A2 CNN
22 Mars 2020, 15:33 | Aktualitet
Xhaçka: Mos kini frikë nga ushtria, zbatoni rregullat

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ishte te rezervat e shtetit për të mbikqyrur përgatitjen e pakove që shpërndahen në këtë situatë izolimi, për familjet në nevojë dhe pensionistët.

Në një intervistë për A2, ministrja sqaroi kompetencat e ushtrisë në disiplinimin e atyre që nuk zbatojnë ndalim-qarkullimin, si dhe misionet tona paqeruajtëse.

“Do të bëjmë çmos që jo vetëm ndihmat t’i shkojnë familjeve në nevojë, por edhe të gjithë pensionistëve që nuk kanë fëmijët afër. Do të bëjmë të pamundurën që të mos dalin nga shtëpitë, por t’ia çojmë në shtëpi gjithçka kanë nevojë”, tha Xhaçka.

Në lidhje me daljen në rrugë të Policisë Ushtarake, ministrja shpjegoi: “Njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga policia apo ushtria, por të jenë shumë të disiplinuar për të respektuar masat që janë shumë të domosdoshme për të minimizuar humbjet. Ata janë në territor për të siguruar që masat do të respektohen. Forcat e Armatosura po ndihmojnë policinë, nuk kanë tagrin për të vendosur masa ndëshkimore, por kanë tagër për të shoqëruar në komisariat”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani