Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ambasadorja amerikane: Qëndroni në shtëpi! Vlerësim për Metën dhe Ramën

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 19:53 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka shprehur vlerësimin e saj për Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, “për unifikimin e tyre në luftën kundër koronavirusit”.

Doja që t'ju thoja se sot bisedova me presidentin Meta dhe kryeministrin Rama për t'u shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusin në Shqipëri. Iu shpreha edhe mbështetjen e fortë për masat që kanë marrë në këtë betejë. Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu sikurse kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama: kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën në vijën e zjarrit për të dhënë jetën. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë, le të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë! Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi”, thotë Kim në një video-mesazh.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani