Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Lufta” e artistit të rrugës, sfidë koronavirusit me kaba klarinete

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 21:51 | Aktualitet
“Lufta” e artistit të rrugës, sfidë koronavirusit me

Orari i lejimit të qarkullimit të këmbësorëve gjatë paradites u shfrytëzua edhe nga një artist rruge. 

Ai mbushi me melodi klarinete Rrugën e Elbasanit, të tejmbushur me frikën e koronavirusit. 

Ai i druhet virusit, por i druhet edhe urisë: “Duhet të hamë. Po nuk punove, nuk ka gjë shtëpia.”

Nga ana tjetër, zbaton me përpikmëri oraret e izolimit: “I kam zbatuar gjithmonë. Shteti është shtet, ka rregulla.”

Edhe pse në ditë të vështira, meloditë e Rremës nuk kalojnë pa vëmendje nga dashamirës të artistëve të rrugës. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë