Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Migjen Basha në karantinë, në Australi luhet ende

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 16:44 | Futboll
Migjen Basha në karantinë, në Australi luhet ende

Ish-lojtari i kombëtares, Migjen Basha, ka përfunduar në karantinë. Kur u transferua në A-League australiane, afro gjashtë muaj më parë, mesfushori nuk do ta kishte menduar asnjëherë se do të përfundonte i izoluar.

Shkak është bërë një episod i çuditshëm. Basha me ekipin e tij, Melbourne Victory, përfunduan në karantinë pas ndeshjes së kampionatit, që zhvilluan me një skuadër nga Zelanda e Re.

“Luanim në Uellington, kur qeveria vendosi që të gjithë personat që ktheheshin në Australi, duhej të qëndronin në karantinë”, tregoi 33-vjeçari.

Prej këtij episodi fatkeq, federata shtyu vetëm ndeshjet e Melbourne Victory, ndërsa kampionati në Australi vazhdon pavarësisht përhapjes së koronavirusit.

“Ndeshjet tona u shtynë, por kampionati vazhdon edhe pse takimet luhen me dyer të mbyllura. Në Australi nuk ka shumë raste dhe njerëzit ende nuk e perceptojnë, por si masë paraprake shkollat janë mbyllur”, tha ish-mesfushori kuqezi, i cili më herët është aktivizuar në Greqi, ndërsa periudha më e suksesshme e karrierës i takon viteve tek Torino në Serie A.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli