Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Nuk merrja dot frymë vetë”, futbollisti tregon betejën e tij me koronavirusin

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 17:53 | Futboll
“Nuk merrja dot frymë vetë”, futbollisti tregon

Një futbollist irlandez ka zbuluar eksperiencën e tij me koronavirusin dhe shpreson që ajo të shërbejë si paralajmërim për ata që nuk e marrin seriozisht pandeminë.

28-vjeçari Lee Duffy kaloi 8 ditë në spital “i lidhur me oksigjen”, pasi nuk arrinte dot të mbushej me frymë vetë.

“Dola pozitiv me Covid-19 dy javë më parë. Kalova 8 ditë në spital me oksigjen pasi nuk merrja dot frymë vetë, i frikësuar duke mos ditur se çfarë do të ndodhte. Fatmirësisht, e kalova dhe po filloj të ndihem shumë më mirë tani”, shkroi Duffy në Twitter.

“Këshilla ime është që të mos e merrni lehtshëm, është diçka shumë serioze”, shtoi futbollisti.

Në Irlandë ka rreth 1000 raste me koronavirus dhe 4 viktima deri tani.

A2 CNN Livestream

Dita jonë