Raportohet viktima e parë nga koronavirusi në Malin e Zi

Publikuar më: 23/3/2020, ora 09:20
mali zi 1024x576

Raportohet viktima e parë nga koronavirusi në Malin e Zi

Publikuar më: 23/3/2020, ora 09:20

Pas Kosovës edhe Mali i Zi raporton mëngjesin e sotëm viktimën e parë nga koronavirusi në vend. Sipas autoriteteve shëndetësore malazeze, personi që humbi jetën është një 65-vjeçar, i cili kishte problem në mushkëri.

Viktima, pjesën e parë të muajit mars kishte qëndruar në Serbi, ku dyshohet se ishte infektuar me Covid-19.

Mali i Zi, momentalisht është vendi i Ballkanit që raporton numrin më të ulët të personave të prekur nga koronavirusi, vetëm 21.