Shqisa të jashtëzakonshme, del videoja e qenit që “percepton” tërmetin

qeni 1100x620

Që shqisat e kafshëve arrijnë aty ku njerëzit mbeten të kufizuar, kjo dihet prej kohësh. Kafshët arrijnë edhe aty të parashikojnë edhe fenomene natyrore si stuhitë, ndryshimet klimatike etj.

Kjo veti me sa duket vlen edhe për tërmetet, gjë e konfirmuar më së shumti edhe nga sizmologët.

Video e qenit Bear, e shpërndarë nga britanikja “Daily Mail”

Dhe një video amatoriale e shpërndarë ditët e fundit pas tërmetit me magnitudë 5.3 që goditi shtetin e Utah në SHBA, duket sikur e “vulos” këtë dukuri.

Video që vjen nga kamera e vrojtimit të një shtëpie, tregon një qen me emrin Bear, i cili dukshëm zgjohet nga gjumi i tij, disa sekonda përpara se shtëpia që ruan të dridhet nga lëkundjet, shumë më para se pronarët e tij të zgjohen të trembur nga krevati.