Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vlorë, homazhe dhe solidaritet në konsullatën italiane

Nga A2 CNN
23 Mars 2020, 15:49 | Fotolajme

Qytetarë të Vlorës, në mënyrë simbolike, kanë ngjitur pankarta solidarizuese me popullin italian për shkak të situatës së rëndë që po kalon ky vend nga infektimi me koronavirus. Pankartat janë vendosur në Konsullatën Italiane në Vlorë, duke shprehur mbështetjen dhe kurajën se gjithçka do të kalojë dhe se të dy vendet do të vijojnë miqësinë e tyre të ndërsjellë. Gjithashtu, në nder të viktimave të shumta që janë shkaktuar nga koronavirusi, veçanërisht në veri të Italisë, në konsullatën italiane në Vlorë janë ndezur edhe qirinj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë