49-vjeçari nga Tirana, viktima e pestë nga koronavirusi, prej 10 ditësh në terapi intensive – A2

49-vjeçari nga Tirana, viktima e pestë nga koronavirusi, prej 10 ditësh në terapi intensive

WhatsApp Image 2020 03 23 at 3.38.08 PM 600x338

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi paraditen e së martës se një 49-vjeçar ka ndërruar jetë, ndërsa ishte i prekur me koronavirus.

Sipas Ministrisë, 49-vjeçari ndodhej i shtruar në spitalin infektiv prej 13 ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. Ai vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera. Por, ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Deri të martën, në Shqipëri janë konfirmuar 123 persona të prekur me Covid-19.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë