Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

5 të vdekur me koronavirus në Shqipëri, shkon në 123 numri i personave të prekur

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 11:02 | Aktualitet
5 të vdekur me koronavirus në Shqipëri, shkon në 123 numri i

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 5 numri i personave të vdekur, të cilët kanë qenë të prekur me koronavirus, ndërsa janë regjistruar edhe 19 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 123 numrin total të të prekurve.

“Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 74 testime. Deri në këto momente janë testuar 930 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 123 numrin e të prekurve.

Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient i shtruar prej 13 ditësh në spitalin infektiv, 49 vjeç nga Tirana. Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor të spitalit, 49-vjeçari nuk arriti të mbijetojë. I ndjeri vuante nga diabeti mellitus dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Lajm i mirë është se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Lezhë, Has dhe Berat dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”, bën të ditur Ministria.

Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë: 72 qytetarë
  • Durrës: 8 qytetarë
  • Lushnje: 4 qytetarë
  • Elbasan: 2 qytetarë
  • Fier: 12 qytetarë
  • Rrogozhinë: 2 qytetarë
  • Kavajë: 4 qytetarë
  • Korcë: 9 qytetarë
  • Vlorë: 4 qytetarë
  • Shkodër: 2 qytetarë
  • Lezhe: 1 qytetar
  • Berat: 1 qytetar
  • Has: 2 qytetarë

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht  57 pacientë të shtruar, 2 prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli