Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

8 pacientë italianë do të kurohen në Gjermani. OBSH: Pandemia po përshpejtohet

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 10:00 | Bota
8 pacientë italianë do të kurohen në Gjermani. OBSH:

Edhe Gjermania nuk i ka shpëtuar koronavirusit, madje deri tani janë gati 30 mijë persona të prekur, por fatmirësisht numri i të vdekurve është i ulët, krahasuar me vendet e tjera.

Sistemi shëndetësor është në këmbë dhe po arrin të përballojë deri tani situatën, në ndryshim nga Italia fqinje, ku  po haset vështirësi e jashtëzakonshme për të kuruar të prekurit. Madje, shpesh mjekëve u është dashur të zgjedhin pacientët e rinj për t’i vendosur respiratorët. Në këtë situatë, “Tgcom24” shkruan se Gjermania ka reaguar duke marrë 8 pacientët e parë nga Italia, të cilët do të kurohen në Gjermani.

Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje krerëve të G20-s të bashkëpunojnë në mbrojtje të mjekëve, të cilët janë në vijën e parë të frontit në këtë luftë. Po ashtu, OBSH-ja ka paralajmëruar se pandemia është duke u përshpejtuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani