Aksident në Kukës, makina del nga rruga dhe përmbyset

Pavarësisht se numri i automjeteve që qarkullojnë këto ditë nuk është i lartë, për shkak të masave ndaj koronavirusit, sërish nuk kanë munguar aksidentet rrugore.

Aksidenti i fundit është regjistruar në aksin rrugor Kukës-Bicaj, në afërsi të lagjes “Gostil”. Drejtuesi i një automjeti tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe për pasojë, makina është përmbysur.

Drejtuesi i automjetit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.