Arrestohet shpërndarësi i kokainës, iu gjetën mbi 7000 euro

WhatsApp Image 2020 03 24 at 10.11.36 600x338

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 43-vjeçar i cili dyshohet se shpërndante lëndë narkotike të llojit kokainë, në disa zona të qytetit.

Në kuadër të operacionit “Start 1”, u vu në pranga 43 vjeçari E.V. Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 89 doza me kokainë, 7615 euro, 50.000 lekë të reja që dyshohet se ishin të përfituara nga shitja e kokainës, si dhe motorin që përdorte për të shpërndarë lëndën narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.