Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Basha: Mbështesim hapjen e negociatave, do punojmë për plotësimin e kushteve

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 10:48 | Politikë
Basha: Mbështesim hapjen e negociatave, do punojmë për

Kryetari i Partisë Demokratike reagoi edhe njëherë për çështjen e negociatave me Bashkimin Evropian, pas zhvillimeve të fundit në Bruksel ku pritet të jepet drita e gjelbër për këtë çështje.

Kreu i demokratëve rikonfirmoi qëndrimin e PD-së mbështet hapjen e negociatave dhe se do të punojë për ta bërë realitet këtë gjë.

“Në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje grupit të PPE për mbështetjen. Në emër të PD-së dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Evropian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë. Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët. PD-ja dhe Opozita e Bashkuar do të të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera”, shkruan Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani