Cakaj: Ka ardhur koha të hapen negociatat, vendet e unionit të vlerësojnë arritjet

cakaj 1100x620

Ministri në detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj ka reaguar në rrjetet sociale, pak para votimit të raportit të Këshillit Evropian nga shtetet anëtare, për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Shqipëria ka përmbushur plotësisht të gjitha kushtet për të përparuar më tej në rrugën evropiane, ka luajtur një rol konstruktiv në rajon dhe ka qenë e palëkundur në lartësimin e vlerave evropiane”, shkruan Cakaj.

Ndër të tjera, ministri Cakaj shprehet se pret që shtetet anëtare të vlerësojnë progresin e pamohueshëm të vendit tonë.

“Ka ardhur koha që bisedimet të hapen, kjo është thelbësore për të thelluar momentin e reformës dhe forcimin e Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor”, përfundon Cakaj.