Deputetja e PS, Antoneta Dhima: Im bir është prekur nga koronavirusi – A2

Deputetja e PS, Antoneta Dhima: Im bir është prekur nga koronavirusi

MB ANTONETA DHIMA frame 560 1100x620

Deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Antoneta Dhima, ka konfirmuar se djali i saj është prekur nga koronavirus. “Është e vërtetë që im bir ka rezultuar pozitiv ndaj testit të COVID-19, dhe tashmë ndodhet në mjediset e Spitalit Infektiv nën kujdesin e mjekëve dhe infermierëve pas disa ditëve karantinë në shtëpi”, shkruan ajo në Facebook.

Deputetja Dhima tregon se nuk e di se si i biri është prekur nga ky virus, ndërsa shton se ka bërë gjithçka për të evituar kontaktet e djalit të saj me persona të tjerë. Askush nuk është i paprekshëm, pohon deputetja socialiste Antoneta Dhima ndërsa apelon që të gjithë të zbatojnë rregullat dhe vendimet e marra nga autoritetet.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë