Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, i prekur nga koronavirusi

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 12:50 | Aktualitet
Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj, i prekur nga koronavirusi

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, dr. Skënder Brataj është konfirmuar pozitiv me koronavirusin e ri, Covid-19, ditën e sotme pas kryerjes së analizës, konfirmoi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu.

“Deri tani gjendja e tij paraqitet e stabilizuar dhe dr. Brataj ndodhet në vetizolim, në shtëpinë e tij. Uroj me shpirt ta kalojë sa më lehtë këtë situatë dhe t’i bashkohet sa më shpejt, i shëruar plotësisht, ekipit tonë që po lufton çdo ditë me këtë armik!”, shkroi ministrja në Facebook.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Brataj është një prej 19 rasteve të reja të konfirmuar pozitiv ditën e sotme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë