E lirë nga koronavirusi, provinca Hubei heq ndalimin e udhëtimit – A2

E lirë nga koronavirusi, provinca Hubei heq ndalimin e udhëtimit

Pas një lufte më shumë se 3 mujore kundër virusit të ri Covid-19 dhe mosregjistrimit të asnjë rasti të ri të infektuari në vend për disa ditë radhazi, provinca e Hubeit po mendon të lehtësojë disa nga masat shtrënguese për qytetarët e saj.

Kështu Komisioni i Shëndetësisë në Kinë vendosi që të heqë ndalimin e udhëtimit për të hyrë dhe për të dalë nga provinca e Hubeit duke filluar nga data 25 mars, me një përjashtim për qytetin Wuhan.

Në Wuhan, sipas zyrtarëve të shëndetësisë, këto ndalime udhëtimi do të lehtësohen më 8 prill dhe njerëzit do të kenë mundësi të lëvizin në bazën e një kodi shëndetësor.

Wuhani, i cili konsiderohet dhe vatra kryesore ku shpërtheu pandemia e koronavirusit ka qenë i rrethuar dhe askush nuk hynte apo dilte që prej 23 janarit.