Elon Musk i bashkohet luftës kundër koronavirusit

Përditësuar më: 24/3/2020, ora 14:15
Musk 2 1024x666

Elon Musk i bashkohet luftës kundër koronavirusit

Përditësuar më: 24/3/2020, ora 14:15

Multimiliarderi dhe shefi i kompanisë Tesla, Elon Musk i është bashkuar personaliteteve dhe biznesmenëve që po kontribuojnë në këtë moment të vështirë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Musk ka vendosur së fundmi të dhurojë 1255 ventilatorë për zyrtarët e shëndetësisë në Los Angeles për të plotësuar nevojat, në një kohë kur pandemia është bërë dhe më e ashpër.

Përmes një postimi në rrjetet sociale miliarderi bën me dije se ai ka ndihmuar në blerjen e makinerive të nevojshme në Kinë dhe se shumë shpejt ato do të vijnë në Shtetet e Bashkuara.