Formula 1, koronavirusi shtyn edhe garën në Azerbajxhan – A2

Formula 1, koronavirusi shtyn edhe garën në Azerbajxhan

FORMULA 1 SHTYHET GARA NE AZERBAJXHAN frame 0 1100x620

Pandemia e Covid-19 detyroi organizatorët e Formula 1 që të shtyjnë një tjetër garë. Bëhet fjalë për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, i cili zhvillohet në rrugët e kryeqytetit, Baku. Eventi ishte parashikuar të zhvillohej në fundjavën e 5 dhe 7 qershorit.

Në situatën aktuale, pas shtyrjes së shumë garave, i pari nga Çmimet e Mëdha që mbetet në kalendar është ai në Kanada, që është përcaktuar të zhvillohet në fundjavën e 14 qershorit. Ky është ndryshimi i tetë në kalendar, pas anulimit të garave në Australi dhe Monako, si edhe shtyrjes së garave në Bahrein, Kinë, Vietnam, Spanjë dhe Holandë.