India “kyçet” për 21 ditë, 1 miliard e 330 milionë persona në shtëpi nga koronavirusi

maxresdefault 1 1100x620

Rreth 1 miliard e 300 milionë persona do të mbyllen në shtëpi për tre javë , për urdhër të kryeministrit indian Narendra Modi.

Modi, me një mesazh i drejtuar kombit, shpjegoi arsyet që do të mbyllin për 21 ditë vendin më të populluar të botës pas Kinës.

“E keni parë në lajmet situatën e shkaktuar nga koronavirusi, keni parë edhe si vendet më të zhvilluara të botës u treguan të pashpresë kundrejt tij”. Nuk është se nuk janë përpjekur ose nuk kanë mundësi, por virusi ecën me shpejtësi të madhe. Nuk ka mënyrë tjetër përtej mbylljes në shtëpi. Vendi do të mbetet në shtetrrethim për 21 ditë”, deklaroi kryeministri me një vendim të paprecedent.

Do të mbeten të hapura dyqanet ushqimore, dhe disa shërbime jetike, ndërkohë që e gjithë industria, restorantet dhe zyrat do të mbyllen, me pasoja që do të bëhen të qarta në ditët në vijim për ekonominë globale, nga momenti që India është një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë.   

India deri më tani ka vetëm 519 raste dhe 10 të vdekur, por autoritetet janë tejet të shqetësuar që një përhapje masive mund të gjunjëzonte totalisht sistemin shëndetësor të vendit.