Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Itali, janë 743 të vdekurit e rinj nga COVID-19

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 18:10 | Bota
Itali, janë 743 të vdekurit e rinj nga COVID-19

Rritet me 743 persona lista e të vdekurve nga koronavirusi në Itali, fronti më i nxehtë i koronavirusit në Evropë. Prej tyre 402 kanë ndërruar jetë vetëm në Lombardi. Ndërkohë, të hënën viktimat nga koronavirusi ishin 602.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë italiane, për të tretën ditë radhazi, numri i rasteve të reja me koronavirus në Itali është në rënie. Të infektuarit e rinj janë 3612, në rritje më të ngadaltë se dje, ndërsa të infektuarit në total janë 54030. Ndërkohë 894 persona janë tashmë shëruar nga infeksioni.

Numrat e rasteve të reja në rënie janë tregues që ashpërsimi i masave për izolimin e qytetarëve po jep efekt.

Duke marrë shkas nga kjo, qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte aprovoi dhe një vendim tjetër që sanksionon me gjobë nga 400 deri në 3 mijë euro, ata që nuk respektojnë rregullat e karantinës.

“Është akoma shpejt për të bërë parashikime për fundin e kësaj emergjence, por do të dalim nga kjo situatë. Dhe kjo do të ndodhë falë angazhimit të të gjithëve”, shprehet kryeministri Italian.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani