Karantinohen 53 punonjësit e Kadastrës së Korçës – A2

Karantinohen 53 punonjësit e Kadastrës së Korçës

Untitled collage 10 1100x620

Zbulimi i çiftit të moshuarve me koronavirus ka vendosur në karantinë 2 institucione në qarkun e Korçës. Pas futjes në karantinë të 20 punonjësve të pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit, ku punonte djali i të moshuarve, në karantinë janë futur dhe punonjësit e Kadastrës së Korçës.

53 punonjës të Kadastrës janë vetizoluar në banesat e tyre, pasi nusja e çiftit të moshuarve me koronavirus punonte në këtë institucion.

Deri tani asnjë nga punonjësit nuk ka shfaqur simptoma të virusit, ndërkohë që situata vijon të mbahet në kontroll nga autoritetet.