Korçë, një punonjës policie dyshohet për koronavirus – A2

Korçë, një punonjës policie dyshohet për koronavirus

policia korce 1100x620

Një punonjës policie në qytetin e Korçës dyshohet se është infektuar me COVID-19.

Sipas burimeve të A2, polici është nisur me ambulancë drejt Tiranës.

Mësohet se ai ka ardhur nga Greqia para 10 ditësh.

Qyteti i Korçës po përjeton ditë vërtetë të vështira. Pas rasteve të para me koronavirus, numri i të prekurve në këtë qytet u rrit menjëherë ditën e martë. Përveç rasteve të konstatuara pozitive me Covid-19, një numër i konsiderueshëm personash tani janë në karantinë për shkak të kontakteve që mund të kenë pasur me personat e infektuar.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë