Koronavirus, KLGJ mbyllet deri më 7 prill – A2

Koronavirus, KLGJ mbyllet deri më 7 prill

klgj 1100x620

Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një njoftimi zyrtar ka vendosur të pezullojë aktivitetet e saj për një periudhë 2-javore deri më 7 prill.

Nga pezullimi përjashtohen vetëm disa raste emergjente, si seancat gjyqësore që kanë lidhje me masat e sigurimit, afatet e paraburgimit, që do të ndodhin gjithsesi pa publik.

Gjatë periudhës së pezullimit, komunikimi i publikut me gjykatat mund të realizohet vetëm nëpërmjet postës zyrtare, postës elektronike.