Koronavirusi në Kosovë, 61 raste në total, 1 viktimë

58 1100x620

Dyfishohen të infektuarit me koronavirus në Kosovë. Instituti kombëtar i shëndetësisë zhvilloi 100 testime gjatë 24 orëve të fundit, prej të cilëve 26 rezultuan pozitivë me Covid-19, duke çuar numrin total të të prekurve në 61.

Një person ka humbur jetën në Kosovë nga kjo pandemi. Sikur kjo situatë emergjente të mos mjaftonte, Kosova po përjeton dhe një krizë të thellë politike. Kryeministri, Albin Kurti vendosi masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve për të frenuar përhapjen e Covid-19. Megjithatë ky vendim i qeverisë është kundërshtuar me forcë nga presidenti, Hashim Thaçi.

Ky i fundit u kërkoi qytetarëve që të mos respektojnë vendimin e kryeministrit Kurti, pasi sipas tij, kufizimi i lëvizjes mund të bëhet vetëm pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Thaçi akuzoi kreun e qeverisë për shkelje të kushtetutës së vendit, ndërsa bëri me dije se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Ndjekim një pjesë të fjalës së tij.