Koronavirusi në Shqipëri, Tomini: Dy pacientë në gjendje të rëndë, 49 të shtruar në spital – A2

Koronavirusi në Shqipëri, Tomini: Dy pacientë në gjendje të rëndë, 49 të shtruar në spital

Eugena Tomini, specialiste pranë ISHP, u shpreh në Ditarin e orës 09:00 në A2, se gjendja e dy personave të prekur me koronavirus është e rëndë, ndërsa aktualisht në spital janë të shtruar 49 persona.

Më tej, Tomini foli edhe për numrin e testimeve, duke thënë se sistemi ynë ka mundësi edhe të trefishojë numrin e testeve aktuale, në rast se do të kemi rritje rastesh të dyshuara.

“Nëse kemi raste të dyshuara, numri i testimeve do të dyfishet, por edhe trefishohet. Jo vetëm kapaciteti, por virologët janë në gatishmëri 24 orë. Ky lloj kapaciteti do të trefishohet nëse do të kemi raste të dyshuara. Ky trend në rritje është në pritje. Ne e kemi deklaruar që në këto dy javë do të kemi një trend në rritje. Gjurmimi i kontakteve do të ketë një vlerë akoma më pozitive”, tha Tomini.