Koronavirusi prek edhe “Perandorin” – A2

Koronavirusi prek edhe “Perandorin”

26318308 0 image a 18 1585004391095 600x338

Trajneri i Galatasaray-t, Fatih Terim, ka deklaruar se është prekur nga koronavirusi. 66-vjeçari, i njohur në futboll edhe si “Perandori”, e konfirmoi rezultatin e testimit përmes një postimi në Twitter të hënën.

“Sipas rezultatit të testit që realizova sot, dola pozitiv me koronavirus”, shkroi ai. “Jam në duar të mira në spital, mos u shqetësoni. Do të komunikojmë sërish bashkë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Në një reagim në Twitter, klubi turk shprehu mbështetjen për trajnerin. “Çfarë nuk mund të arrijmë kur qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Jemi me ty, mjeshtër”. Përveç Terim, koronavirusi ka prekur edhe zëvendëspresidentin e klubit, Abdurrahim Albayrak, 65 vjeç.

Terim ka drejtuar gjatë karrierës së tij klubet italiane, Milan e Fiorentina, si edhe kombëtaren e Turqisë.