Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore nga qeveria

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 22:18 | Aktualitet

Qeveria shqiptare ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Deri më tani, në Shqipëri janë shkaktuar 5 viktima, si dhe 123 persona të prekur nga COVID-19.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare.

VENDIM
Nr.243, datë 24.3.2020

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës“ç”, të nenit 18, të pikës 1, të nenit 19, dhe ë pikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:
Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak tëepidemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutësderi në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.
Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.
Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e të shëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.
Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështjetë fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat ejashtëzakonshme, si më poshtë vijon:
6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;
b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;
c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;
ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;
dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;
ë) të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithëmasat parandaluese për të evituar infektimin;
g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;
gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.
6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

2a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë sështetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimindhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuaranga fatkeqësia natyrore;d) të kufizojnë organizimin e grevave;dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje menevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimine të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.6.3. Subjektet private:a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjescivile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;c) të përfshihen në detyra të veçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;ç) të mbyllin ose të kufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë natyrore.6.4. Shtetasit:a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve të mbrojtjes civile, si dhe të ndjekinprocedurat e kërkuara, në mënyrë të veçantë për karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet publike dhe strukturat embrojtjes civile në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë;c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, në përputhje me përgatitjen, aftësitë dhe me nevojën përtë ndihmuar në kapërcimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.7. Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, të dala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Përparandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktinnormativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçantaadministrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.8. Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionetshtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare

A2 CNN Livestream

Dita jonë