Kujdesi për fëmijët, pediatrja: Është më mirë që ata të dinë të vërtetën – A2

Kujdesi për fëmijët, pediatrja: Është më mirë që ata të dinë të vërtetën

Pediatrja Lira Gjika u shpreh në A2 se prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre për situatën aktuale të krijuar nga koronavirusi.

Pediatrja thekson se mërzia dhe stresi është shtuar dhe kjo gjë duhet shpjeguar edhe te fëmijët.

“Kur prindërit janë konfuzë, fëmijët janë edhe më të trembur se ne. Ne, duke marrë përgjegjësitë dhe duke zgjedhur edhe fjalët, duhet të qetësojmë edhe fëmijët. Duhet t’i japim informacionin real, duke u thënë se është një virus, për të cilin ne duhet të qëndrojmë të mbyllur. Është më mirë që fëmijës t’i thuash të vërtetën. Mjafton, t’i thuash që ai do të jetë në shtëpi së bashku me prindin. Në familje është shtuar mërzia dhe kjo ndikon edhe te fëmijët, këtu prindi duhet t’i tregojë të vërtetën.

Një nga mënyrat më qetësuese janë lojërat dhe pak mësim, si dhe aktivitet fizik”, u shpreh pediatrja.