Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Masat ndaluese për koronavirusin, Presidenti Thaçi i çon në Kushtetuese

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 13:48 | Kosova
Masat ndaluese për koronavirusin, Presidenti Thaçi i çon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese që të interpretojë vendimin e qeverisë për kufizimin e lirisë së qarkullimit të njerëzve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për shtyp akuzoi qeverinë se ka shkelur Kushtetutën me masat që ka vendosur kundër pandemisë.

“Duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, vendim antikushtetues, si president i vendit, duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese dhe ligjore kam vendosur t'i drejtohem Gjykatës Kushtetuese në kërkesë për interpretim të çështje së përputhshmërisë së vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore që mbrohen me Kushtetutë”, deklaroi Thaçi.

Sipas presidentit, masat e ndërmarra nga qeveria kanë krijuar frikë mes njerëzve dhe rrëmujë gjatë furnizimit të tyre me ushqime dhe sende të nevojshme.

 “Vendimi i mbrëmshëm i qeverisë ka provokuar rrethana të reja të paqartësisë dhe frikës. Jemi dëshmitar të gjithë që sot njerëzit të krijuar nga ky konfuzion të dalin dhe të furnizohen vetëm në mëngjes duke shkaktuar tollovi në kundërshtim me rekomandimet e Institutit të Shëndetësisë Publike”, shtoi Thaçi.

Të hënën  qeveria e drejtuar nga Albin Kurti vendosi të ndalojë qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve nga 24 mars 2020 gjatë orës 10:00–16:00 dhe prej orës 20:00–06:00.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli